KryesoreOpinion/Aktualitet

Shumë prej gazetarëve mercenarë në Kosovë po bëjnë garë se kush shpif më shumë

Shkruan Elvis Hoxha

Strategjia më e ndyrë e gazetarisë mercenare është shpifja pa asnjë kufi. Kjo është bërë e mundur sepse nuk ka as deontologji, as prokurori, as asociacion gazetarësh. Shumë prej gazetarëve mercenarë në Kosovë po bëjnë garë se kush shpif më shumë. Kjo metodë ruse ka patur sukses të menjëhershëm në Afrikë ku edhe gazetari më i humbur për 30 dollarë fabrikonte një shkrim kundër udhëheqësve pro-evorpianë e pro-francezë të shtetit të tij. Dhe në këtë pikë rusët fituan.

Lexo më shumë  Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore

Rusët dhe serbët e kanë metodë shpifjen. Por nuk besoj se kanë menduar se do të gjejnë aq shumë përdorues të shpifjes mes shqiptarëve.

Shpifja më e fundit janë drekat dhe darkat në qeveri. Pasi një gazetar hedh në treg shpifjen, është një lukuni e tërë e paguar për ta riprodhuar shpifjen në mediat sociale. Dhe kjo shpifje do të përhapet deri sa të hidhet në treg një tjetër.

Lexo më shumë  250 milionë eurot që nuk mbërritën kurrë: Si ra mashtrimi i Ramës për kreditimin e fermerëve

Paralel, opinionistët do të nisin të tallen me viktimat e luftës dhe me gratë e përdhunuara gjatë luftës. Kjo do të jetë ndihma më e madhe për Serbinë. Një herë i dhamë mundësinë që ajo të padisë me një thes shpifjesh ushtrinë tonë çlirimtare në Gjykatën Speciale që ia mundësoi Kuvendi i Kosovës kur i përkiste kësaj opozitës së sotme. Hapi i dytë është poshtërimi i viktimave tona. Shembull është Lirim Mehmetaj kur përpiqet të poshtërojë figurën e Saranda Bogujevcit, apo Valon Syla kur tallet me gratë e përdhunuara gjatë luftës.

Rruga Press

YouTube player