Bota

Shuma e re që Këshilli Evropian do t’i akordojë Ukrainës

Këshilli Evropian njoftoi sot se do t’i japë Ukrainës një miliardë euro shtesë “si një çështje urgjente”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndihma financiare shtesë tani sjell mbështetjen totale nga BE për Ukrainën që nga fillimi në 2.2 miliardë euro, me shifrën që pritet të rritet më tej në “muajt e ardhshëm”.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Zbynek Stanjura, ministër i Financave i Çekisë, tha: “Vazhdimi i ndihmës materiale dhe financiare nuk është një opsion, por detyra jonë”.

“Prandaj, jam shumë i kënaqur që kemi ndjekur me shpejtësi vendimin për të ofruar 1 miliardë euro ndihmë makro-financiare”.

“Kjo do t’i japë Ukrainës fondet e nevojshme për të mbuluar nevojat urgjente dhe për të siguruar funksionimin e infrastrukturës kritike”.

Rruga Press

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *