Shtyhet “FemArt” për shkak të situatës me pandemi
Situata e përkeqësuar me Covid-19 dhe versioni Delta dhe masat e Qeverisë kanë bërë që Artpolis të marrë vendim për shtyrje të Festivalit FemArt për javën e parë të tetorit.
Sipas njoftimit për media, më 1-6 tetor 2021 FemArt do të jetë sërish afër publikut me shfaqje, performanca, muzikë, poezi, ekspozita, punëtori, raporte e konferenca përmes edicionit të 9-të, që vjen me moton “F… Seksizmit”.
“Festivali FemArt do të mbahet me respektim të plotë të masave kundër Covid-19 dhe versioni Delta, e vetëm personat e vaksinuar do të mund të jenë prezent në këto aktivitete artistike. Me ART kundër seksizmit, të VAKSINUAR kundër pandemisë”, thuhet në njoftim./koha.net/