Shtrimi i asfaltit elektoral në Belsh përfundon në prokurori, 12 të shoqëruar
Shtrimi i një rrugice me asfalt në një lagje të Belshit, është bërë çështje penale në prokurorinë e Elbasanit. 12 persona janë shoqëruar dhe po pyeten aktualisht në prokurorinë e qytetit. Ndërsa është bërë pezullimi i punimeve që po kryheshin nga kompania “Vëllezërit Hysa” në Belsh.
Rasti i shtrimit të asfaltit elektoral në një lagje ku banon dhe kryetari i Partisë Socialiste të Belshit, është denoncuar fillimisht nga kandidati i PD në Belsh, Dritan Cani, i cili vuri në dukje se 5 ditë para datës së zhvillimit të zgjedhjeve, subjekte të PS-së, po keqmenaxhonin fondet e bashkisë për shtrimin e asfaltit elektoral në Belsh.
Rruga Press

