Lajme

Shtrenjtohen karburantet, nafta dhe benzina i afrohen nivelit të 200 lekëve për litër

Çmimi i naftës këtë fillim-muaj në vend i është afruar nivelit të 200 lekëve për litër. Në pikat e karburanteve, nafta po shitet mesatarisht për 199 lekë nga 197 që ishte gjatë gushtit, duke arritur në nivelin më të lartë që nga mesi i marsit të këtij viti.

Krahasuar me muajin maj çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar mesatarisht me 30 lekë. Kjo si pasojë edhe e shtrenjtimit të naftës së papërpunuar në bursë e cila arriti në 881 dollarë për ton në fund të gushtit nga mesatarisht 677 dollarë në maj.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, do të nënshkruaj marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n

Bashkë me naftën është shtrenjtuar edhe benzina e cila po tregtohet mesatarisht për 199 lekë për litër, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 54 lekë për litër.

Rruga Press

YouTube player