Sport

Shtohen adhuruesit për Asllanin/ Jo vetëm Liverpooli, edhe finalistët e Championsit e kërkojnë mesfushorin shqiptar

Kristjan Asllani po kthehet në ditët e para të muajit gusht në një emër shumë të lakuar në merkaton e lojtarëve.

Paraqitja në Euro 2024 me Shqipërinë, por edhe fakti se te Interi është shtuar konkurrenca për një vend në formacion, duket se ka shtyrë klube të ndryshme që të mendojnë për mesfushorin shqiptar.

Një ditë më parë u bë e ditur se ai ishte në listën e lojtarëve që trajneri i Liverpulit, Arne Slot, kërkonte për mesfushën e tij.

Lexo më shumë  Shorti i Europa League/ Bajrami sfidon Fenerbahcen e Mourinhos, ekipet mësojnë kundërshtarët

Sot, mediat italiane kanë zbuluar një tjetër emër të njohur të futbollit europian që është gati të bëjë një investim të rëndësishëm për firmën e Asllanit.

Portalet pranë klubit të Interit bëjnë të ditur se Borusia Dortmund është e interesuar për mesfushorin shqiptar, për të cilin mund të shpenzojë deri në 20 milionë euro.

Një shifër e rëndësishme për të blerë kartonin e futbollistit shqiptar, i cili ka treguar se sa vlen në këto vite.

Lexo më shumë  Shorti i Europa League/ Bajrami sfidon Fenerbahcen e Mourinhos, ekipet mësojnë kundërshtarët

Tani mbetet të shihet se si do të veprojë Interi, por edhe vetë futbollisti, i cili në fakt gjendet në klubin me të cilin është tifoz dhe kjo e bën gjithmonë pak më të vështirë një largim të mundshëm.

YouTube player