Lajme

“Shtimja drejt transformimit urban”, Qemajl Aliu: Pamjen e Shtimes urbane po e vazhdojmë me sheshin dhe parkingun nëntokësor, e bashkë me to edhe pedonalen në qendër të qytetit

Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, ka paralajmëruar fillimin e një prej projekteve më ambicioze për transformimin urban të qytetit, që përfshin ndërtimin e një sheshi modern, një pedonale në qendër të qytetit dhe një parking nëntokësor.

Kryetari Aliu tha se këto projekte do të jenë pjesë e mandatit të ardhshëm dhe do të shërbejnë si shtylla të identitetit të ri urban të Shtimes.

Lexo më shumë  SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci dhe 6 persona të tjerë

“Në mandatin e ardhshëm, pamjen e Shtimes urbane po e vazhdojmë me sheshin dhe parkingun nëntokësor, e bashkë me to edhe pedonalen në qendër të qytetit. Po punojmë fuqishëm që ta vazhdojmë transformimin e Shtimes dhe qytetit t’i japim një identitet të ri. Punojmë BASHKË!”, ka thënë ai.

Projekti synon të krijojë më shumë hapësira publike për qytetarët, të përmirësojë infrastrukturën urbane, për një qytet më të bukur, më të gjallë dhe më të afërt për njerëzit.

Lexo më shumë  Pas rezultateve të 28 dhjetorit, LVV: U konfirmuam fuqishëm si subjekti politik më i votuar në historinë e Kosovës

Kryetari Aliu garon për një mandat të dytë në Komunën e Shtimes.

Rruga Press

YouTube player