Bota

Shteti serb vijon të përndjekë politikanët e pabindur ndaj Vuçiqit, Rada Trajkoviq: Vajza ime u mbajt në një dhomë të vogël

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, që është dhe këshilltarja e ministrit të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se vajza e saj sërish është ndalur në aeroportin e Beogradit.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se historia e diskriminimit të familjes së saj nga autoritetet serbe po intensifikohet.

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

“Historia e diskriminimit të familjes sime intensifikohet: liria e vajzës së vogël u kufizua sërish përkohësisht sot në aeroportin e Beogradit kur u kthye në MB. Këtë herë ajo nuk lejohet as të përdorë telefonin dhe të kontaktojë departamentin konsullor nën kërcënimin e konfiskimit”, ka shkruar ajo.

Trajkoviq ka thënë se ajo u lirua pasi u mbajt në një dhomë të vogël, ku priste një telefonatë nga MPB-ja dhe BIA nëse duhet të lirohet apo të merret në pyetje si “person me interes sigurie”.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

“Një qytetar privat që nuk jeton në Serbi dhe nuk merret me politikë. Represioni në Serbi po rritet”, ka shkruar ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *