Opinion/Aktualitet

Shteti prapë në udhëkryq

Shkruan Hysamedin Feraj

Shteti prapë në udhëkryq:

EKZEKUTIVI (policia) arreston kriminelët “paradite” dhe ia dorëzon gjyqësorit;

GJYQËSORI i liron kriminelët “mbasdite”, të cilët në mbrëmje, të qetë në kafene, ia ngrenë gishtin e mesit policit që i ka arrestuar në “mëngjes”.

LIGJVËNËSI i pezulluar saje votës së strategut gjenial: qytetari votues strategjik.

S’ka problem:

Le ta shtrojmë një autostradë (autoudhë) për makina mekanike, të rrisim rrogat, të ulim çmimet…

Lexo më shumë  Narrativa “pro-amerikane” e opozitës: një analizë e diskursit politik, perceptimeve publike dhe faktorëve strukturorë

Autostrada (autoudha) e shtetit, domethënë krijimi i ligjeve dhe zbatimi i tyre, të lihet për më vonë!

Kemi jetuar dymijë vjet pa shtet, nuk bëhet nami pse jetojmë ashtu edhe 2000 të tjera.

Hiç këta 2000 vjet luftash e fitoresh tona madhështore, vetëm serbët, pra pa asnjë fakt, shpifin se shqiptarët janë të paaftë me ndërtu shtet!

Edhe ata t’i lëmë rehat, së paku të qeverisen brenda Kosovës sipas ligjeve të shtetit serb. Derti i tyre është me ba shtet dhe madje me i sundu të tjerët.

Lexo më shumë  Narrativa “pro-amerikane” e opozitës: një analizë e diskursit politik, perceptimeve publike dhe faktorëve strukturorë

Ne kemi derte ekonomie e paresh. Luftën e bëmë, pavarësinë nga Serbia e arritëm, autostrada në tokë shtruam. Ndërtimi i shtetit, i autostradës mbi të cilën ecë shteti, pret.

Dua pare – thërret opozita. Populli e mirëkupton!

2000 vjet pa shtet! Jo se jemi të paaftë, siç shpifin serbët, por sepse kemi përparësi më fisnike se ata: paret! Parja çon përpara kah përparimi! Ecim para për para!

Rruga Press

YouTube player