Opinion/Aktualitet

Shteti me sovranitet të dyshimtë, është një shtet i vendosur në mëdyshje

Shkruan Elvis Hoxha

Fjala e kryeministrit të Republikës së Kosovës në lidhje me rezolutën e djeshme duhet të lexohet sepse ka në thelb të vet idenë se shteti i Kosovës edhe pse i ri dhe i vogël, nuk mund ta sigurojë ekzistencën duke shkelur mbi sovranitetin dhe Kushtetutën e vet. Po e nisi me këtë strategji, ky shtet nuk mund të garantojë veçse të kundërtën e vet, zvogëlimin dhe zhdukjen. Shteti me sovranitet të dyshimtë, është një shtet i vendosur në mëdyshje.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Më parë janë bërë vetëm tolerime ndaj Serbisë që nuk e njeh Kosovën. Dhe ja që në Kosovë çka ishte parainstitucionale, struktura paralele, e morën dhe mundësinë e projektimit në parti politike që nuk e njeh vetë shtetin e pavarur të Kosovës.

Pastaj u hodh ideja e ekzekutivit monoetnik në një Kosovë, Zajednicës, në po atë Kosovë së cilës edhe në flamur dhe Kushtetutë ia ngulën karakterin e vet multietnik. U ftua pra Republika e Kosovës, prej një Europe të kujdesshme me Beogradin dhe një udhëheqjeje vendore të korruptuar, në një skizofreni kushtetuese. Për shqiptarët Republika e Kosovës ishte multietnike, ndërsa për serbët mund të ishte e ndashme në territore etnikë. Duhet të vijë një qeveri me qëndrim demokratik dhe sovran që të kuptohet se në Kosovë sovraniteti nuk mund të cënohet nga ekzistenca e Beogradit, dhe se nuk duhet të zbatohet ky cënim nga strukturat paralele serbe.

Lexo më shumë  Një idiotizëm i ri politik: "grusht shteti" i qeverisë kundër opozitës

Kështu që le të jemi të kthjellët e të pavarur në qeveri, Kuvend e shoqëri. Çdo akt që kërkon të zvogëlojë në cilësi dhe sasi sovranitetin e Kosovës është i papranueshëm.

Rruga Press

YouTube player