Shteti i quajtur DEVOLLI e jo Kosova: Ja çfarë dispononin në 2018-tën Devollët
Nga Edi Pruthi – shkruar në vitin 2018
Shteti i quajtur DEVOLLI e jo Kosova:
- Flen në dyshekët Comodita
- Zgjohesh në mëngjes pin Prince Caffe.
- Han mëngjes, drekë e darkë, të përgaditura në enët e kuzhines Comodita Home..
- Në shumicën e tryezave të Kosovës përdoret monopoli i miellit FINESA.
- Përdor produktet ushqimore që distrubucionin e bën Devolli.
- Pasi Kosova nuk prodhon automjete, Devolli përkujdeset që automjetet qe importohet të kanalizohen si monopol në Terminalin Doganor. Këto doganohen edhe shumë mallëra të tjerë, krejt përmes dorës së Devollëve.
- Tërë ditën përdor shërbimet telefonike të Z Mobile.
- Tërë diten shikon TV e lundron në internet me Art Motion.
Shumica e popullit në Kosovë është pronë e Devollëve, e jo veq shteti.
Vetëm sa për sqarim, Devollët janë dy vëllezër, që para luftës babai i tyre ka qenë serviser i biçikletave në Pejë.
Besoj thellë që Shpetimi, biciklisti në Mitrovicë pas 30 viteve do të jetë “magnati” i rradhës në Kosovë!!!!!!!!!!
Devollistan #PisMilet #RriTrrina #RevolucionMePampersa
Rruga Press