Shteti harron Musine Kokalarin, në 105-vjetorin e lindjes banesa e saj në Gjirokastër është e shkatërruar dhe e harruar
107 vjet më parë lindi Musine Kokalari, një ndër simbolet anti-komuniste, një grua e cila dha jetën në emër të lirisë. Por sot banesa e saj në Gjirokastër është e degraduar, dhe pothuajse e shkatërruar plotësisht.
Nuk është një objekt periferik, apo magazinë e lagjesh të harruara, por është shtëpia e Musine Kokalarit.
Sot në 105-vjetorin e lindjes, banesa e simbolit anti-komunist është e degraduar dhe pothuajse e rrënuar.
Musine Kokalari bëri gjithçka për lirinë e vendit të saj, madje ajo dha jetën në emër të lirisë, por shtëpinë ku ajo jetoi për vite me radhë askush nuk kujtohet që t’i kthejë dinjitetin.
E djegur me 24 nëntor të vitit 2014 për banesën e disidentes në Gjirokastër ka pasur shumë premtime e pak vepra.
Trashëgimtarë të familjes Kokalari ndjehen të keqardhur që askush nuk ka kthyer sytë nga historia dhe vepra e Musines.
“Nuk më vjen mirë që ndodh por te ne çfarë nuk ndodh. Nuk është bërë asnjë punë për të. E mira është që ajo shtëpi të marrë formën e një Muzeu.”
Në shkurt të 2017-ës, ministrja e Kulturës e asaj kohe Mirela Kumbaro në 100-vjetorin e lindjes se Musine Kokalarit, deklaroi se është bërë projekti për restaurimin e banesës nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, por ndonëse kanë kaluar 5 vite asgjë nuk është bërë.
Rruga Press