Bota

Shteti evropian porosit 64 avionë luftaratë “F-35”

Finlanda ka zgjedhur avionët luftarakë të tipit “F-35” të prodhuesit amerikan, “Lockheed Martin”, për t’i zëvendësuar me avionët e tanishëm, F/A-18. Shteti skandindav ka porositur 64 aeroplanë të rinj luftarakë në një marrëveshje me vlerën e 9.4 miliardë dollarëve, bëri të ditur të premten qeveria finlandeze.

Kompania “Lockheed Martin” garoi në tenderin miliardësh me kompaninë suedeze, “Saab”, rivalin amerikan, “Boeing”, kompaninë franceze, “Dassault”, dhe atë britanike, “BAE Systems”.

Lexo më shumë  Sa mund të rritet çmimi i naftës? The Guardian: Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global

Sipas Agence France-Presse, kjo është kontrata më e rëndësishme e blerjes së pajisjeve në historinë e Finlandës.

” Kur krahasojmë performancën ushtarake, F-35 plotëson më mirë nevojat tona,” tha Ministri i Mbrojtjes Andy Kaikonen në një konferencë shtypi.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Qindra adoleshentë kroatë paraqiten për shërbimin ushtarak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *