Lajme

Shteti duhet të ndërhyjë për rritjen e çmimeve të produkteve, thonë ekonomistët

YouTube player

“Shteti mund dhe duhet të ndërhyjë me mjetet e nevojshme nëse rriten çmimet e shportës bazë”. Kështu kanë deklaruar për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania ekspertët e ekonomisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ekonomisti në Shqipëri, Klodian Muço tha se qeveria shqiptare mund dhe duhet të kishte frenuar rritjen e çmimeve.

“Në një situatë krize kërkohet edhe ndërhyrja e shtetit. Shqipëria konsiderohet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me 7% të shqiptarëve që janë në krizë urie. Në tilla kushte nevojitet edhe ndërhyrja e shtetit”, u shpreh ai.

I të njëjtit mendim është edhe Bardh Ahmeti, ekspert ekonomie në Kosovë, i cili nënvizoi se në këtë shtet qytetarët po vuajnë rritjen e çmimeve.

Lexo më shumë  ‘Rama mbron korrupsionin e Ballukut me vota’/ Këlliçi: 1 kg speca 400 lekë

“Jemi të prekur nga inflacioni, po vuajmë krizën e çmimeve. Ne jemi shumë të varur nga importet. Në rrethana të tilla duhet të ketë ndërhyrje të shtetit, kur preket shporta e konsumatorit në këtë masë”, tha ai.

Ndërsa, ekonomisti nga RMV Harun Tahiri, e quajti një vendim të mirë por të vonuar vendimin e qeverisë atje për të ngrirë çmimet e shportës bazë. Ai theksoi se është me rëndësi ndërjyrja e shtetit në momente krize.

Qeveria në Maqedoninë e Veriut ka vendosur ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Çmimet e produkteve do të mbeten aq sa kanë qenë më datë 1 dhjetor të këtij viti, si në tregtinë me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë.

Lexo më shumë  45 vite nga demonstratat e vitit 1981

Ky vendim do të zbatohet deri më 31 janar 2022 dhe më pas do të rishikohet mundësia e zgjatjes se këtij afati nëse situata e tregut e kërkon diçka të tillë. /euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *