Lajme

Sveçla: Shtetasi ynë Milan Vukashinoviq është rrëmbyer nga strukturat e Serbisë si kundërshtar i Listës Serbe – Do të merren masa për t’iu kundërvënë sjelljeve kriminale e destruktive të Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se shtetasi Milan Vukashinoviq është rrëmbyer nga strukturat e Serbisë, pasi ishte kundërshtar i Listës Serbe.

“Sot inspektova pjesën e kufirit shtetëror ku dyshohet se u kidnapua shtetasi ynë, Milan Vukashinoviq. Në bazë të informatave dhe dëshmive të siguruara nga autoritetet tona, tashmë është e ditur se, duke u shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës, z. Vukashinoviq është rrëmbyer nga strukturat e Serbisë,” tha Sveçla.

Lexo më shumë  Shqipëria mes braktisjes dhe refugjatëve, Rama e sheh shpopullimin si 'fitore'

Sipas tij, Vukashinoviq aktualisht po trajtohet në spitalin e Nishit në Serbi për plagët e marra, ndërsa atij po i mohohet mbrojtja ligjore. Ministri e cilësoi këtë veprim si dëshmi të karakterit “agresiv dhe antidemokratik” të shtetit serb.

“Serbia po dëshmohet çdo ditë e më shumë jo vetëm si shtet agresor ndaj fqinjëve të saj, por edhe si shtet antidemokratik, pasi z. Vukashinoviq ende po i mohohet mbrojtja ligjore, e cila edhe në vendet më diktatoriale garantohet me ligj,” shtoi ai.

Sveçla theksoi se institucionet e Kosovës po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë, ndërsa paralajmëroi masa ndaj veprimeve “kriminale e destruktive” të Serbisë.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve të bashkësisë ndërkombëtare që të shtojnë presionin ndaj Serbisë, për të ndaluar veprimet destabilizuese në rajon.

Rruga Press

YouTube player