Kryesore

Shtëpitë e shqiptarëve që po ndërtohen në veri target i vandalizmit, Krasniqi dhe Sveçla vizitojnë banorët e lagjes “Kroi i Vitakut”

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme (MPB) Xhelal Sveçlën sot kanë vizituar lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës, pas raportimeve se në muret e një shtëpie në ndërtim janë vizatuar shkrime kundër Kosovës.  

Krasniqi ka thënë se shtëpitë e shqiptarëve të cilat janë duke u ndërtuar në këtë lagje, të martën kanë qenë target i vandalizmit.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Sot me ministrin e MPB-së, Xhelal Sveçlën e kemi vizituar ‘Kroin e Vitakut’ në veri të Mitrovicës, aty ku po ndërtohen shtëpitë për shqiptarët, e të cilat pardje kanë qenë target i vandalizimit, ku kanë shënuar grafite fashiste, ruse dhe serbe. Sot ishim me i pa punimet që po zhvillohen atje për shkak se ka një numër të konsiderueshëm të shtëpive që tash po fillojnë të ndërtohen”, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu tregoi se sot në MAPL-ja po hapet thirrje e re për financimin e shtëpive në veri të vendit.

Rruga Press

YouTube player