Bota

Shtëpia e Bardhë kërkon përgjigje nga Izraeli për varrezat masive në Gaza

Shtëpia e Bardhë kërkon përgjigje nga autoritetet izraelite pas zbulimit të varreve masive brenda dy spitaleve më të mëdha në Rripin e Gazës.

“Ne duam përgjigje”, tha Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden. “Ne duam që kjo të jetë objekt i një hetimi të plotë dhe transparent.”

Lexo më shumë  Politico: Rusia krijon kampe trajnimi në Serbi dhe Bosnje për agjentë sabotazhi në Evropë

Zyrtarët amerikanë janë në kontakt me homologët e tyre izraelitë në lidhje me raportet thellësisht shqetësuese të varrezave masive të gjetura në Gaza.

“Këto raporte janë thellësisht shqetësuese,” tha Sullivan gjatë një konference për shtyp. “Ne jemi në kontakt në nivele të shumta me qeverinë izraelite. Ne duam përgjigje. Ne duam të kuptojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur,” shtoi ai.

Lexo më shumë  Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse – strehohet në Moskë

Rruga Press

YouTube player