Shtatzëna e përgjakur nga bombardimi i spitalit në Mariupol të mërkurën, lindi vajzën
Gruaja shtatzënë e mbuluar në gjak duke ikur nga bombardimi vdekjeprurës në spitalin e maternitetit këtë javë në Mariupol, ka lindur një vajzë përgjatë sulmeve ajrore atje, raporton NYP.
Mariana Vishegirskaya u fotografua sërish në dhomën e spitalin me foshnjën dhe bashkëshortin që i qëndronte pranë.
Ajo shihet veshur me pizhamet e njëjta që kishte kur po ikte nga spitali i bombarduar të mërkurën.
Sulmi u dënua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili e quajti “krim lufte”, ndërsa u shënuan tre të vrarë, një vajzë e vogël, dhe 17 të lënduar.
Ajo ka qenë shënjestër e abuzimit në internet pasi ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar mobilizoi një grup kundër saj – duke e akuzuar atë se ishte pjesë e një mashtrimi për të falsifikuar sulmin në spital.
Mariana njihet si blogere në rrjetin social, Instagram.
Rruga Press