BotaKryesore

Shtatë britanikë dhe një amerikan po mbahen nga talebanët në Afganistan, nuk dihet gjendja e tyre

Të paktën tetë perëndimorë janë arrestuar nga talebanët në Afganistan gjatë incidenteve të ndryshme në dy muajt e fundit, ka mësuar CNN, duke shënuar një përshkallëzim të veprimeve të talebanëve kundër perëndimorëve që jetojnë në vend.

Nuk duket se ka padi zyrtare kundër të arrestuarve. Ata përfshijnë shtatë shtetas britanikë, duke përfshirë një që është rezident i ligjshëm amerikan dhe një shtetas amerikan, raporton CNN sipas burimeve.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Ish-zëvendëspresidenti i Afganistanit, Amrullah Saleh shkroi në Tëitter se “nëntë” perëndimorë ishin “rrëmbyer” nga talebanët, duke përmendur gazetarët Andrew North, më parë i BBC-së i cili ishte në vend duke punuar për Kombet e Bashkuara dhe Peter Jouvenal, i cili ka punuar me BBC-në dhe CNN-in, të dy shtetas britanikë.

Arsyeja për secilin ndalim specifik është e paqartë dhe nuk mendohet se të gjitha kanë lidhje.

Arrestimi i Jouvenal u konfirmua nga familja dhe miqtë e tij për CNN. Familja ka thënë se besojnë se dënimi mund të ketë qenë gabim dhe se ai ka probleme shëndetësore dhe se burgimi do t’ia vështirësonte edhe më tej.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Shtatë burrat ishin arrestuar në Kabul në dhjetor dhe janë në burgim për dy muajt e fundit, i tha burimi CNN-it.

Talebanët nga ana tjetër nuk kanë pranuar se po i mbajnë ata.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *