Bota

Shtatë anëtarë kundërshtojnë anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Përveç Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), hyrjen e Ukrainës në NATO e kundërshtojnë edhe Hungaria, Sllovakia, Belgjika, Sllovenia dhe Spanja.

Siç shkruan Politico, plani i fitores së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky po përballet me sfida dhe disa anëtarë kyç të aleancës nuk janë të interesuar të ftojnë Ukrainën për t’u anëtarësuar në NATO.

Gjermania dhe SHBA-ja janë ndër fuqitë kryesore që i rezistojnë thirrjes së Zelenskyt për t’u bashkuar me NATO-n.

Fuqitë kryesor të NATO-s janë të shqetësuara se anëtarësimi i Ukrainës do ta tërhiqte aleancën në luftë me Rusinë.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se Rusia ka nisur një sulm me raketa balistike ndërkontinentale

Në një intervistë për Politicon, ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, e cila është në prag të përfundimit të mandatit, riktheksoi qëndrimin e Amerikës.

“Deri më sot, aleanca nuk ka arritur në një pikë ku është gati të ofrojë anëtarësim ose një ftesë për Ukrainën”, ka thënë Smith.

Megjithatë, Gjermania dhe SHBA-ja nuk janë të vetmet që po bllokojnë anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Hungaria dhe Sllovakia kanë qasje refuzuese, por jo për të njëjtat arsye.

Udhëheqësit e tyre aktualë populistë mbajnë qëndrim pro-rus.

Kryeministri hungarez Viktor Orban bllokoi fondet e BE-së për furnizimin me armë për Ukrainën dhe u tërhoq nga programi i ndihmës të NATO-s për Kievin.

Lexo më shumë  Finlanda i bashkohet Suedisë, hapen hetimet për kabllot e prera në Baltik

Kryeministri sllovak Robert Fico paralajmëroi në fillim të këtij muaji se pranimi i Ukrainës në NATO do të ishte bazë e mirë për luftë të tretë botërore dhe premtoi se kurrë nuk do të pajtohej me të.

Ka vende të tjera që nuk nguten me kërkesën e Kievit dhe janë të kënaqura të mbesin në prapavijë.

“Vendet si Belgjika, Sllovenia apo Spanja fshihen pas SHBA-së dhe Gjermanisë”, ka thënë një zyrtar i NATO-s.

Megjithatë, zyrtarët theksuan se as SHBA-ja dhe as Gjermania nuk e përjashtojnë anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO në të ardhmen.

YouTube player