Shqiptaro-amerikani Emin Eddie Egriu shpall kandidaturën për Kongresin Amerikan
Dhjetë ditë më parë biznesmeni dhe lideri shqiptaro-amerikan i komunitetit Në New York Emin “Eddie” Egriu ka njoftuar se po ndërmerr hapat e parë drejt kandidimit për nominimin e Demokratëve për të kundërshtuar presidentin aktual Brian Higgins në Garën CD 26 të NY 2022 në SHBA.
Ai e ndau lajmin e komitetit të tij eksplorues duke thënë se “Së bashku, ne mund të marrim udhërrëfyesin për të shpëtuar shumicën e Kongresit përmes Nju Jorkut dhe të kemi një qeveri që punon për të gjithë njujorkezët dhe të gjithë amerikanët”.
Shqiptaro-Amerikani Emin “Eddie” Egriu është nga personalitet shqiptare më të formuara me ndikim në Buffalo në Nju Jork të Amerikës.

Egriu familja e të cilit janë me origjinë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut ka ndërtuar një personalitet dhe biografi të pasur me angazhime si nga fusha e biznesit, politikës dhe angazhimit unik për kauzën shqiptare.
Emin “Eddie” Egriu ka ndihmuar në vendosjen e refugjatëve shqiptar në Buffalo të NewYork duke ju siguruar vendbanim dhe pajisje bazike si mobile, kuzhina e të tjera.

Ai ka qenë këshilltar i Colin Powell së bashku me Joe Dio Guardi në negociatat e paqes për krizën në Maqedoni pas luftës në Kosovë në 2001, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC. EminEgriu themelues dhe drejtues i kompanisë së ndërtimeve ‘Egriu’.
Ai ka qenë pjesë e Bordit Ekzekutiv në ‘Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane’ (AlbanianAmericanCivicLeague) së bashku me meJoeDioGuardi.

Egriu ka qenë edhe koordinator për gjeneralin WesleyClark në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004. Ai është themelues ish ish-drejtor në PUSH USA – Programi Unik Shqiptar në ShBA , dhe gjithashtu ka qenë konsultat në platformën ‘AlbanianRoots’.
EminEgriu që është studiues i kulturës dhe religjionit, fletë katër gjuhë anglisht, shqip, italisht dhe spanjisht.
Ai ka ndihmuar shumë biznese fillestare (start-up) përmes të cilave janë krijuar mbi 3000 vende të reja pune në ShBA.
Ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë në ndërtimin e objekteve të kultit, si xhami dhe kisha.


