Lajme

Shqiptarja Violeta Berisha bëhet kryetare bashkie në New Jersey

Violeta Berisha është kryetarja e parë shqiptare-amerikano e Bashkisë Fairview në New Yersey, SHBA.

Lajmin e bëri të ditur shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, Blerim Reka, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Violetta Berishës. Reka u shpreh se ajo na bëri krenarë gjithë shqiptarëve.

“Mbrëmë në ceremoninë e betimit solemn të Prefektes së Fairview, Violetta Berisha, të parës shqiptaro-amerikane në krye të qytezës në historinë e saj 139 vjeçare. Në praninë e guvernatorit të Nju Xhersit, Phil Murphy, kongresistit Bill Pascrell, e zyrtarëve të lartë të këtij shteti amerikan, Violeta na bëri krenarë gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Reka.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Edhe presidenti Bajram Begaj, ka shprehur urimet për Violeta Berishën, me origjinë nga Puka, duke e cilësuar si një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA.

“Urime Violeta Berisha për betimin si Kryetare e Bashkisë së Fairview, New Jersey. Ky është një moment historik jo vetëm për të, por edhe për komunitetin shqiptar në SHBA. Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Rruga Press

YouTube player