KryesoreLajme

Shqiptari që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor në Kosovë, me ministrin Maqedonci flasin për avancimin e sistemit të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ka pritur në takim komandantin anijes zbarkuese USS Pearl Harbor, shtetasin amerikan me prejardhje shqiptare, Alban Dervishi.

Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se përkushtimi, profesionalizmi dhe suksesi i tij janë dëshmi e fuqishme e rolit gjithnjë e më të madh të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së SHBA-së.

Lexoni të plotë postimin e ministrit Maqedonci:

Lexo më shumë  Kurti: Për presidentin do ta ftoj në takim opozitën, është mirë në sallë të jenë 84-86 deputetë

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në takim Komandantin e anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor, Alban Dervishi, oficer amerikan me rrënjë shqiptare që shërben në Forcat Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe suksesi i tij janë dëshmi e fuqishme e rolit gjithnjë e më të madh të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së SHBA-së. Ai përfaqëson me dinjitet vlerat e shërbimit, përgjegjësisë dhe lidershipit.

Gjatë takimit, ai u shpreh i nderuar që po viziton Kosovën dhe vlerësoi arritjet e vendit tonë, veçanërisht në zhvillimin dhe avancimin e sistemit të mbrojtjes.

E falënderova për vizitën dhe ritheksova mirënjohjen tonë për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës. SHBA mbetet aleati ynë strategjik dhe i pazëvendësueshëm.

Lexo më shumë  BE u bën thirrje vendeve anëtare të frenojnë kërkesën për naftë: Përgatituni për ndërprerje të zgjatura
YouTube player