Lajme

Shqiptari nga Sanxhaku: Unë dhe familja ime jemi shqiptarë sepse gjyshi im mbante plisin deri në vdekje

Intervistë e re me një tjetër shqiptar nga Pazarin i Ri, Mirsad Šabaredžović

AMINA NURAJ: A je Shqiptar apo Boshnjak?

MIRSAD SHABAREXHOVIQ: Unë jam Shqiptar me zemër dhe me shpirt!

AMINA NURAJ: Çfarë do t’u thoshit autoriteteve shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri si shqiptar nga Sanxhaku?

MIRSAD SHABAREXHOVIQ: Meqenëse ju bëtë një punë heroike dhe na kthyet shumicën prej nesh në rrënjët tona të vërteta, unë do t’u thoja politikanëve që ta bëjnë një pjesë të punës tani dhe të na ndihmojnë në këtë rrugë,po nuk besoj qe mun dikush me bo mo qysh e ke bo ti.

AMINA NURAJ: A dëshironi që gjuha shqipe të futet në shkollat ​​tona në Sanxhak?

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

MIRSAD SHABAREXHOVIQ: Normal qe po dhe sinqerisht besoj se ti do ta bëni atë punë dhe se falë jush fëmijët tanë të ardhshëm do të mësojnë në gjuhën shqipe. Sepse ne në Sanxhak kemi një heroinë të vetme që e nisi gjithë këtë, dhe ajo je ti, sepse pa ty asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur.

AMINA NURAJ: Nga këndvështrimi juaj, si do ta komentonit situatën asimiluese që ndodhi me banorët e Sanxhakut?

MIRSAD SHABAREXHOVIQ: Asimilimi në Sanxhak ndodhi nga frika për mbijetesë, nga frika e Serbisë dhe nga mosinteresimi i Kosovës dhe Shqipërisë për ne.

AMINA NURAJ: Vetëm ju nga familja ndiheni shqiptar apo dikush tjetër nga familja juaj?

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

MIRSAD SHABAREXHOVIQ: Unë dhe familja ime sepse gjyshi im mbante plisin deri në vdekje.

AMINA NURAJ: Historinë e origjinës suaj e keni mësuar nga familja apo ju ka tërhequr gjaku shqiptar?

MIRSAD SHABAREXHOVIQ: Siç thashë, gjyshi im mbante plisin në kokë dhe u deklarua shqiptar. Unë e dija që në fillim që isha shqiptar, por nuk u interesova derisa u shfaq ti. Gjithçka nisi me pamjen tënde, sepse të gjithëve na zgjove atë dashuri dhe guxim për t’u ndjerë shqiptar.

​AMINA NURAJ: Çfarë e zgjon flamurin tonë shqiptar tek ju?

​MIRSAD SHABAREXHOVIQ: Dashuri, krenari dhe guxim.

AMINA NURAJ: Dhe së fundi, a do të dëshironit që Sanxhaku të kthehej tek nënën e tij Shqipëri?

​MIRSAD SHABAREXHOVIQ: Normal qe po.

Jaho Shabarexhoviq

Rruga Press

YouTube player