Opinion/Aktualitet

Shqiptari i dukshëm falë mundit dhe suksesit të tij është shpesh pengesë për shumë evropianë

Shkruan Nezir Kraki

Shqiptari i dukshëm falë mundit dhe suksesit të tij është shpesh pengesë për shumë evropianë.

Edhe më zi se kaq!

Shqiptari i suksesshëm është pengesë për shqiptarin e frustrum. Fiks sikur Shqiptari patriot që është pengesë për shqiptarin servil dhe shqiptarin nostalgjik të bashkim-vllaznimit.

Thjesht, shqiptari i suksesshëm, i dukshëm dhe i zëshëm është shqiptar që duhet të refuzohet, të konsiderohet anormal. Se « normalja » kur bëhet fjalë për neve është dështimi, servilizmi, jargitja, vetposhtërimi.

Prandaj kur Xhaka e Shaqiri guxojnë të jenë të suksesshëm dhe vendimtarë në ngjarje evropiane e botërore, me automatizëm bëhen pengesë. E kur guxojnë të jenë apo të mendojnë si shqiptarë, bëhen pengesë edhe për shumë shqiptarë. Se sot s’ka krim më të madh në sytë e servilëve, deshtakëve e jugonostalgjikëve sesa guximi me mendu si shqiptar. Tani me vepru si shqiptar bëhet krim i dyfishtë.

Xhaka me shokë i kane borxh Zvicrës por Zvicra kurre s’do ta kishte këtë vrull e këtë energji pa frymën shqiptare brenda saj. Sepse me mendu shqip është frymë, jo veç sjellje apo veshje. Frymë qe motivon, qe trimnon e që depërton. Fryme që vjen nga thellësitë e kohës e kujtesës sonë kolektive me padrejtësi e vuatje që na kanë bërë këta që jemi. Kur Shaqiri shenon kundër Serbise, brenda tij riparohet një padrejtësi që vlen me shume se vetë goli i shënuar. Edhe për neve që e shikojmë ajo është më shumë se lojë.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Duhet te pshtyhen krejt ftyrat e t’paftyrëve qe përqeshin e përbuzin frymën shqiptare qe sot ringjallet sidomos ne diasporë, ne çdo fushë e çdo cep të botës. Duhet të injorohen injorantët e komitave servile që e kalojnë javën nga terrasa n’terrase duke u shit si kozmopolitë e « qytetarë te botes ».

Bravo i qoftë secilit shqiptar që bëhet pengesë fale suksesit e guximit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *