Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Itali, hapi vrimë në mur dhe zbriti me çarçafë

Tre të burgosur janë arratisur nga burgu Bellizzi në Avellino, Itali mbrëmjen e kaluar me një arratisje tipike si në filma.

Sipas Avellino today, të burgosurit janë një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, një maroken 40-vjeçar dhe një rumun 22-vjeçar. Ata janë arratisur duke zbritur me çarçafë të lidhur duke formuar një litar. Arratisja e guximshme ndodhi në mes të natës.  Marokeni dhe rumuni janë ende në arrati, ndërsa shqiptari u kap thuajse menjëherë nga karabinierët e seksionit Radiomobile të kompanisë Avellino. Policia e burgjeve e ka dhënë alarmin pasi ka zbuluar se të burgosurit nuk ishin brenda qelive të tyre.

Lexo më shumë  Ushtarët italianë në KFOR, të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj situatave të papritura

Policia ka thënë se të arratisurit kanë shpuar murin e qelisë dhe më pas kanë zbritur nga maja e murit rrethues me çarçafët e lidhur gërshet. Policia ka ngritur postblloqe në rrugët kryesore dhe po monitorohet edhe nisja e autobusëve dhe trenave për të kapur dy personat që arritën të arratiset.

Rruga Press

YouTube player