Shqiptarët të tretët për marrjen e shtetësisë në vendet e BE
Gjatë vitit 2020, 729 mijë persona morën shtetësinë e një vendi anëtar të Bashkimit Evropian ku ata jetojnë, duke shënuar një rritje me 3% krahasuar me një vit më parë, bën të ditur Eurostat.
Rritja duket se është ndikuar nga shtetësitë e dhëna në Spanjë, mbi 27 mijë më shumë krahasuar me 2019. Gjithashtu më shumë shtetësi ka dhënë Holanda, Suedia dhe Portugali.
Në kontrast, Franca ka dhënë më pak shtetësi (-23 300) krahasuar me një vit më parë, ndjekur nga Gjermania (-20 800), Belgjika (-6 700) dhe Rumania (-4 000).
Shumica (85%) e atyre që kanë marrë shtetësinë në vendet e BE-së janë qytetarë të vendeve jashtë Evropës.
Të parët në numër janë marokenët, ndjekur nga sirianët dhe shqiptarët. Në 2020, 68 900 marokenë kanë marrë shtetësi në vendet e BE-së, ku shumica janë në Spanjë, Itali dhe Francë.
Shqiptarët janë të tretët pasi 40 500 kanë marrë shtetësi në vendet e BE gjatë 2020, pasi sirianëve (50 200). Shumica, rreth 72% e totalit e kanë marrë shtetësi italiane.
Vendet e BE-së që japin më shumë shtetësi – që quhet ndryshe natyralizim – për numër banorësh janë Suedia, Portugalia, Holanda dhe Finlanda.
Rruga Press