Lajme

Shqiptarët po abuzojnë me sistemin, thotë ministrja e Brendshme Britanike: Masat që do merren

Emigrantët e jashtëligjshëm shqiptarë janë kthyer në një prej shqetësimeve më reale të Britanisë së Madhe me kalimet e jashtëligjshme të kufirit ujor, ku sipas autoriteteve në Mbretërinë e Bashkuar, ata kanë “abuzuar” tërësisht me sistemin.

Mbi çështjen, ka folur sekretarja e re e Punëve të Brendshme britanike, Suella Braverman, e cila është zotuar po ashtu se do të ashpërsojë aspektin ligjor për të gjithë ata emigrantë, të cilët pretendojnë se janë viktima të fenomenit të njohur si “skllavëria moderne”.

Me 60% të emigrantëve të jashtëligjshëm nga Shqipëria gjatë muajve të fundit, kryesisht këta me mjete lundruese të vogla, alarmi në Londër është i lartë dhe i qartë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Por, Braverman, ish-kryeprokurore në Britani, e cila i njeh shumë mirë çështjet e migracionit, e ka dhenë lajmërimin e qartë.

 “Keni abuzuar me sistemin dhe keni pohuar se jeni viktima, vetëm për të arritur në brigjet e Britanisë”, tha ajo gjatë një interviste për tabloidin “The Sun”.

Për këtë, ajo mendon se reformimi i ligjit të njohur si Akti i Skllavërisë Moderne, do të jetë ai i cili do t’i japë tjetër rrjedhë gjërave.

Ndryshimet, përfshijnë edhe lejimin që zyrtarët të largojnë jashtë vendit personat të cilët kanë paguar mijëra paundë, vetëm për të shkuar në ishull.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Tani ajo që po shohim është se shumica e njerëzve që vijnë këtu nga Shqipëria, rreth 80 për qind e njerëzve që hasin me varka të vogla, pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne”, theksoi ajo më tej, duke treguar se shqiptarët e kanë kthyer në teknikë dhe avantazh ligjin.

E gjithë kjo, pavarësisht shumës që ata mund të kenë paguar vetëm për të shkuar e jetuar atje.

Megjithatë, nga ana e Britanisë, tashmë legjislacioni do të rishikohet, duke ashpërsuar edhe më tej masat e deportimit të emigrantëve./syri/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *