Lajme

Shqiptarët në Ukrainë nuk i frikësohen luftës me Rusinë

Konflikti Rusi-Ukrainë nuk i ka lënë indiferentë shqiptarët që jetojnë Ukrainë.

Këta shqiptarë –rreth 5000- nuk kanë frikë nga ndonjë sulm i mundshëm rus. Kështu tha në emisionin Sot përfaqësuesi i Unionit shqiptar në Ukrainë, Aleksandër Dermenti.

Rusia ka vendosur trupa ushtarake në kufi me Ukrainën, mirëpo komuniteti shqiptar ndodhet larg kësaj zone.

Lexo më shumë  KFOR, stërvitje intensive për kontrollin e turmave

Rusia mohon se po planifikon sulm ndaj Ukrainës, mirëpo Perëndimi ka paralajmëruar për hyrje të forcave ruse në Ukrainë dhe e ka furnizuar këtë të fundit me ndihma ushtarake.

Komuniteti i shqiptarëve ndodhet në Ukrainë prej shumë brezash. Ata janë shpërngulur kryesisht nga Voskopoja.

Dermenti thotë se ata nuk i harrojnë traditat, mirëpo pavarësisht kësaj përpjekje po asimilohen dita ditës.

Lexo më shumë  BIRN: Shqipëria eksportoi ilegalisht mijëra ton mbetje të rrezikshme

Unioni i shqiptarëve kërkon që të ketë një shkollë të gjuhës dhe kulturës shqipe në Ukrainë.

“Shqiptarët e Ukrainës janë shumë të asimiluar. Ne duam të hapet një shkollë, të mësojmë gjuhën shqipe, të kemi një mësues nga Shqipëria”, tha Dermenti./euronews.al/

Rruga Press

YouTube player