Shqiptarët edhe më të bashkuar se kurrë në Norvegji/ Hapet Shkolla Shqipe në qytetin Drammen
Shqiptarët e Norvegjisë të organizuar mirë dhe drejtë hapjes së Shkollave Shqipe në qytete të ndryshme të banuara me shqiptarë.
Dita e hënë i gjeti të bashkuar shqiptarët në Drammen, ku të tubuarit në Shkollën Danvik shpallën zyrtarisht të hapur këtë Shkollë në gjuhën Shqipe.
Angazhimi i madhë i disa aktivistëve të dalluar nga ky qytet sikurse që janë z. Naser Xani, z. Adrian Hoti, e mësuesit vullnetarë znj. Vjollca Zeqiri Aslani, znj. Lindita Ottarsson e z. Arben Ramadani dhe përkrahja e pa kontestueshme nga Ambasada e Republikës së Kosovës me shkëqlesinë i tij, ish ambasadorin e saj z. Uliks Emra, Organizata e Lobit Euro-Atlantik Shqiptarë, dega në Norvegji me kryetarin e saj z. Fehmi Bekteshi dhe gjithashtu sekretarin e saj të përgjithshëm z. Daut Haxhaj, Bashkësia kombëtare fetare shqiptare në Drammen, Shkolla Shqipe Naim Frashëri në Oslo, Radio Rilindja e shum të tjerë, u arrit që edhe qyteti i Drammenit të hapë paralele ne gjuhën amëtare në hapësirat e një Shkolle Norvegjeze.
Tani kësaj mësonjëtore do t`i gëzohen fëmijët e kësaj ane dhe nga kjo shkollë bashkë me mësuesit e lartëpërmendur, do të arrisin të përfitojnë shum duke mësuar të shkruarit e të lexuarit e në fund të folurit e gjuhës tonë më të bukur shqipe.
U kërkua nga te pranishmit që tani prinderit mos të hezitojne për t`i sjellë fëmijët e tyre në këtë shkollë me mësim plotësues një gjuhën shqipe.
Për fjalë rasti u ftuan në skenë, përfaqësuesit e shume organizatave prezente në këtë takim duke filluar nga vetë nismëtarët apo inicuesit kryesor për hapjen e një shkolle të tillë, veteranë të arsimit, dhe më madhështore ishte prania e diplomates nga Ambasada e Republikës se Kosoves, znj. Blerta Vehapi e cila ju solli prap edhe disa ekzemplarë nga kompleti i librave dedikuar shkollave të diasporës.
Rruga Press