KryesoreLajme

Shqiptarët e SHBA-së protestojnë të enjtjen në Nju Jork kundër Asociacionit

Të enjten, më 16 mars, shqiptarët e Amerikës do të protestojnë kundër asaj që e quajnë “presionit ndaj Kosovës”.

“Udhëheqësit e Kosovës dhe populli i saj, bashkë me ne, nuk guxojmë të lejojmë apo legjitimojmë defunksionalizmin e shtetit të Kosovës”, ka njoftuar në Facebook veprimtari shqiptar në SHBA, Uk Lushi.

“Gjaku i dëshmorëve të UÇK-së, viktimave dhe puna e miliona shqiptarëve nuk duhet të shkelet”, ka shkruar tutje Lushi.

Lexo më shumë  Haxhiu takon Giaufret, flasin për prioritetet institucionale

“Të enjten, me Kosovën dhe për Kosovën, për drejtësi, të gjithë bashkë”, thuhet tutje në njoftimin e Lushit i cili ka dhënë edhe informacione tjera për lokacionet e protestës dhe organizatorët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *