Lajme

Shqiptarët e Kosovës festojnë Pavarësinë e Shqipërisë, kërkojnë bashkim kombëtar

Në Prishtinë sot janë parë shumë qytetarë nëpër rrugë, me flamuj e simbole kombëtare duke festuar Pavarësinë e Shqipërisë. Disa prej tyre, madje, kanë kërkuar bashkim kombëtar.

Në sheshin e kryeqytetit të Kosovës festa u shoqërua me daulle e valle tradicionale shqiptare. Gjithashtu u prezantuan edhe projekte me karakter historik dhe artistik nga studentët e degës së historisë dhe të artit.

Lexo më shumë  Murati: Qeveria Kurti e ka thyer rekordin për investime kapitale me 654 milionë euro në vitin 2024

Një qytetar, Misret Bislimi ka thënë për KosovaPress se festa e Pavarësisë është një festë e madhe, ku shtoi se nuk ka shqiptar që nuk dëshiron bashkim me Shqipërinë.

“28 nëntori është ditë e madhe, festë që duhet të gjithë së bashku ta festojmë pa marrë parasysh ku të jenë shqiptarët duhet me festua. Nuk ka shqiptar që nuk ka qejf me pas bashkim kombëtar, mirëpo bashkimi kombëtar që i thotë vetes shqiptarë duhet me pranuar e që na kanë ndarë të tjerët nuk kemi çfarë të bëjmë”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor

Kjo ditë nuk shënon vetëm 109-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, por edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe 24-vjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *