Lajme

Shqiptarët e harruar të Velesit, nxënësit shqiptarë nuk dinë të flasin dhe shkruajnë shqip

Për shqiptarët e Velesit ne Maqedoninë e Veriut flitet pak. Ata shpesh përgjatë historisë janë detyruar në forma të ndryshme të largohen nga kjo zonë, por edhe sot gjërat nuk shkojnë më mirë.

Gazetari Marin Mema ka realizuar një reportazh të gjatë në lidhje me shqiptarët e Velesit, çfarë ndodh me ata, si shkelen të drejtat e tyre, si dhe cilat skema përdoren nga autoritetet maqedonase.

Lexo më shumë  Me Qeverinë Kurti 3 më shumë bursa për studentët në nevojë dhe për studentët e dalluar në universitetet jopublike

Ai ka intervistuar disa nxënës shqiptarë, të cilët i ka pyetur nëse dijnë të flasin dhe të shkruajnë shqip. Ndërsa përgjigjet janë të dhimbshme.

Nxënësit shqiptarë që jetojnë në Veles në shkollë mësojnë në gjuhën maqedonase, ndërsa ka prej atyre që edhe në shtëpi flasin atë gjuhë.

Me vite autoritet kanë premtuar se do ta ndryshojnë gjendjen, pro si duket shqiptarët e vendbanimeve si Velesi, Krusheva, Manastiri e Pilepi kanë mbetur të harruar.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti bën homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *