Lajme

Shqipërinë e mbyt qumështi i rajonit, agropërpunuesi: Mbroni prodhimin vendas, mos rrisni taksat e Bujqësisë

Fondet e dhëna për bujqësinë në vitin 2022 konsiderohen të pamjaftueshme nga agro-përpunuesit. Madje duke deklaruar se nuk po merren masa për mbrojtjen e prodhimeve vendase, u kërkua rishikimi i akcizës për qumështin pluhur dhe vendosjen për atë të freskës. Një tjetër problem është parë dhe sistemi I taksimit për investimet në këtë sektor, por dhe formula e mbledhjes së TVSH.

Nuk është vetëm kjo deklaratë e ministres Frida Krifca për buxhetin e ministrisë së bujqësisë që ka shkaktuar pakënaqësi. Përfaqësuesit e agrobiznesit kanë shprehur shqetësimin për rritjen e disa taksave dhe uljen e financimeve në këtë sektor.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

“Dëmi që i shkaktohet sektorit privat, veçanërisht sektorit prodhues nga reduktimi i buxhetit taksat, tatime e tarifat shtesë që propozohen në paketën fiskale. Goditjen më të madhe për investime do t’ja japim ifrastrukturës të ujitjes dhe kullimit.”

Vendosja e akcizës së qumështit pluhur u pa si risi dhe mbrojtje e prodhimit vendas, por grupet e interesit shprehen se kjo nuk ka asnjë ndikim.

“Dy vitet e fundit ka filluar të importojë sasi të konsiderueshme dhe me tendencë në rritje të qumështit të freskët. Pse për këto produkte që janë konkurruese prodhuesve vendas dhe të përpunuesve të qumështit nuk kanë studiuar dhe parashikuar një tarife ekstra në doganë.”

Madje prodhuesit shprehen se me këtë formë konkurrimi me rajonin është i vështirë.

“S’mund të blejë unë 0 TVSH dhe ta shesë me 20. Merr botin nga Serbia se vjen menjëherë. Shteti serb që në doganë, ustait në Serbi i hyjnë 1 mijë euro subvencion.”

Skema e mbledhjes së TVSH sipas agrobiznesit nuk është e drejtë, pasi sipas tyre duhet të mblidhet pas shitjes së produktit dhe jo sapo malli hyn në doganë.

‘Nuk është në gjendje administrata që ta administrojë TVSH në hallkën e fundit.”

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *