Shqipëria rënie, Kosova ngritje në renditjen e FIFA-s
Është publikuar renditja më e re nga FIFA për kombëtaret ku çdo rezultat në miqësore apo ndeshjet playoff nga te gjitha kontinentet ndikon në pozicionin e skuadrave.
Kështu pas humbjes me Spanjën dhe barazimit me Gjeorgjinë, Shqipëria humbet dy pozicione nga renditja e muajit shkurt. Kuqezinjtë, bien duke rrëshqitur nga vendi i 65-të në të 67-shtatin.
Ndërkohë Kosova, falë suksesit 5-0 me Burkina Fason dhe barazimit 1-1 me Zvicrën fiton dy pozicione, duke u ngjitur nga vendi i 109-të në të 107-tin.
Në rendirjen e re ngjitet në vendin e parë Brazili, që zhvendos një pozicion më poshtë Belgjikën, ndërsa ndryshimi i vetëm në top-10-she është hyrja e Meksikës që zhvendos Danimarkën. E vetmja skuadër mes 10 më të mirave që nuk merr pjesë në Botëror është Italia, që pavarësisht se ka humbur pikë mbetet e gjashta në botë.
Kjo renditje do të ndikojë më shumë për ndarjen në katër vazo të 32 skuadrave që marrin pjesë në eventin madhor të futbollit, Katar 2022 që do të organizohet në fund të vitit.
Rruga Press