ArgumentKryesore

“Shqipëria po përgatitet për në BE”- ka thënë çdo lider shqiptar që prej 30 vitesh

Mbas rënies së diktaturës shprehja që buçoi kudo ishte “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Shprehje me të cilën u identifikua Partia Demokratike.

Që prej asaj dite, një pjesë e konsiderueshme e ligjëratës publike lidhej me ëndrrën e madhe evropiane. Përgjigjia mbi pyetjen se pse duhet të futeshim në BE ngelej e mjegullt dhe pa orientim. Atmosfera e përgjithshme shprehte se duhej të ishte me domeos diçka e mirë. Populli kishte qenë në izolim, burgosje, torturë, i përndjekur, i vrarë, i pashkolluar dhe i keqshkolluar . Gjithçka tjetër duhet të ishte më mirë se sa e gjithë kjo.

Premtimet si nga qeveria shqiptare, si nga ndërkombëtarët, me takimet që vinin nëpërmjet fotove me duar të shtrënguara dhe me titullin “Folëm për progresin euroatlanik të Shqipërisë. Mendimet tona u përputhën dhe ne u dakoruam që me hapa shumë të shpejtë do futemi në shtëpinë e famijes së madhe evropiane”. Demokraci, zhvillimi, integrim, fjalë klishe; grabitje dhe varfërim, veprim i normalizuar e pandërshkuar. Kjo sa i takon historisë tridhjetë vjeçare postdiktoriale.

Lexo më shumë  Kryetarja Haxhiu priti në takim ambasadorin turk, vlerësoi mbështetjen e Turqisë për Kosovën

Në historinë tridhjetë vjeçare të një votuesi të çfarëdoshëm shqiptar gjejmë rrugëtimin e ngjjashëm. Është si të imagjinoni një të moshuar që dëgjon këto fjalë të zbrazura deri në klishe nga goja e Ramës dhe prapë do të përsërisë gjithnjë duke thënë se “sa mirë foli ky gjigandi, me gjithë këto fjalë të mëdha…bir, bijë, nuse, grua, motër e vëlla, ky i madhi votën hallall e ka”.

Sikur njëherë të kujtoheshin lidërët shqiptarë të bënin thirrjen “Ta bëjmë Shqipërinë të atillë që populli të mos marrë rrugët e emigrimit”. Duke i bërë njerëzit të ëndërrojnë diçka që as vetë nuk e kanë të qartë, kjo i ka mbajtur në pushtet dhe popullin nën këmbët e varfërisë që ai pushtet ka mirëmbajtur.

Lexo më shumë  Qindra adoleshentë kroatë paraqiten për shërbimin ushtarak

Kur thanë se do shkojmë në BE, ndoshta e kishin për ikjen masive jashtë vendit. Ku i dihet, mbase populli nuk e ka kuptuar mirë dhe shpreson për diçka, që me shumë mundësi do duket çdo ditë, si nata e vitit të ri.

Ose ndoshta elita e pushtetit nuk e ka kuptuar mirë. Nuk ka kuptuar se të shkosh në BE është më së pari ta shpikësh jetën dhe dinjitetin në atdhe. Shkuarja në BE është vetëm efekt i një vullneti të brendshëm politik.

Evropa nuk shkoi në Evropë, por e krijoi dhe e ndërtoi atë. Atje na çon vetëm të ndjekurit e të njëjtës rrugë.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *