Lajme

Shqipëria nën pushtetin e shirave të dendur, bllokohen rrugët në Tiranë

Shqipëria sot është përfshirë nga një mot me shira të dendur e temperature të ulëta. Sipas MeteoAlb, në vendtin tonë vijon ndikimi i tre qendrave të fuqishme ciklonare, që fillimisht kanë kaluar në Itali. 

Më pas, gradualisht kanë ardhur në vendin tonë. Që në orët e para të mëngjesit kanë nisur rrebeshet e shiut, kështu që mos harroni çadrën kur të dilni.

Lexo më shumë  Banorët thyejnë makineritë e kompanisë që do të ndërtojë resortin në Baks-Rrjoll në tokat e tyre

Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe herë pas here lokalisht intensiv. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C. Era do të fryjë e forte me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor–Juglindor duke sjelle në brigjet e detare dallgëzim mbi 6 ballë.

Reshjet e dendura kanë nisur të japin pasojat e para në Tiranë. Në pamjet e mëposhtme shihet se si rrugët e kryeqytetit janë bllokuar nga radha e gjatë e mjeteve që presin të kalojnë semaforët. Kjo situatë është e rënduar në shumë prej kryqëzimeve të Tiranës, ndërkohë që rrugët janë përmbytur nga shiu. Problematike mbetet zona e Astirit dhe ajo e Don Boskos.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *