Sport

Shqipëria në tratativa për miqësore në muajin mars me dy Kombëtare të kualifikuara në “Euro 2024”

Shqipëria arriti të kualifikohej në Europianin e verës së ardhshme, me fazën finale që do të nisë më 14 qershor. Deri atëherë Kombëtarja jonë do të zhvillojë dy takime miqësore në muajin mars, siç janë parashikuar edhe datat e FIFA-s.

Për momentin tratativat janë në një fazë të avancuar për një test me Zvicrën, por së fundmi ka pasur kontakte edhe me Turqinë.

Të dyja kombëtaret janë pjesë e Europianit dhe gjithçka do të vendoset shumë shpejt. Këto teste do të vlejnë edhe për trajnerin Sylvinho, për të vlerësuar futbollistët pasi lista do të jetë shumë e kufizuar me vetëm 23 futbollistë.

YouTube player