Lajme

Shqipëria në sytë e mediave ndërkombëtare. “Le Monde” publikon reportazh për Thethin dhe Valbonën

Shqipëria është vënë së fundi në vëmendjen e mediave ndërkombëtare si një nga vendet e rekomanduara për t’u vizituar në vitin 2023.

Pas një dokumentari të BBC për bukuritë e Shqipërisë, edhe media prestigjioze franceze “Le Monde” ka publikuar një reportazh për Shqipërinë i fokusuar në zonën e alpeve.

“Edhe nëse të kujton më shumë Pirenejtë, pikërisht me këtë emër njihet ky masiv gëlqeror i Shqipërisë. Një parajsë e vogël e gjelbër për alpinistët që kërkojnë shtigje që nuk janë as shumë të rrahura dhe as shumë të shtrenjta”, e nis reportazhin “Le Monde”.

Lexo më shumë  “Zëri i UÇK-së” Rexhep Selimi edhe këtë përvjetor në sallën e gjyqit, së shpejti sjell ekspozitë nga Haga

“Lugina e Valbonës, një park kombëtar 8,000 hektarësh, është më i vizituari nga këto rajone. Alpinistët vijnë nga të gjitha anët: shumë evropianë, por edhe indianë dhe amerikanë”, shton artikulli.

Reportazhi sqaron se pavarësisht imazhit të rënduar nga lajmet për kriminalitetin dhe mafien vendase, Shqipëria po tenton një rikthim turistik, pa dyshim duke shpresuar të zëvendësojë Kroacinë pas pak vitesh.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *