Opinion/Aktualitet

Shqipëria “në luftë” me veten!

Nga Enver Bytyçi

Ka ndodhur ndonjëherë në histori që një vend të luftojë me armë me veten e vet. Nuk është fjala për luftërat civile e konfliktet e armatosura për shkaqe sociale. Në një luftë të armatosur si kjo që po ndodh këto dy ditë në Shqipëri, nuk ka qenë kurrë asnjë vend, asnjë shtet, as në Afrikë, as në Amerikën Latine.

Lajmi i fundit: – Polici 34 vjeçar në Finiq vret veten. Paralajmi i pak orëve më parë: – Një 68 vjeçar gjendet i vrarë në Memaliaj. Lajmet e 24 orëve të fundit vazhdojnë më tej:

– Një 72 vjeçar në Mirëditë është vrarë nga dritarja në shtëpimë e tij. Nga kush? Dreqi e di!

– Pak para këtij lajmi – Dy të vrarë dhe një i plagosur në Velipojë. Dy vrasësit ia kanë mbathur me lejen e policisë!

Lexo më shumë  Rritja e autoritarizmit të pushtetit në Shqipëri dhe tiktok-u

– Më tej akoma: – Një mësues me shtetësi amerikane vret dy qentë e tij, gruan dhe var veten.

Ishte dhe një kufomë tjetër me vetëvrasje! Plus pagosja te Komuna e Parisit. Polici plagos për arsye banale një punonjës te shtetit. E qëlloi me gjashtë plumba. Autori ka ikur. Drejtori i Policisë pa e pyetur autorin e pa asnjë hetim paraprak nxjerr konkluzionin: – Thotë se autori nuk kishte qëllim ta vriste viktimën e tij! Duket si në filmat kur vrasjet e pororisin drejtorët e policisë!

As në vatrat e luftës në Ukrainë, ku hidhen bomba me rraketa nuk raportohen tetë ose nëntë të vrarë në 24 orë! As në Izrael kur u nisën mbi 300 rraketa nga Irani për ta sulmuar Tel Avivin nuk ndodhi kjo. U vra vetëm një person!

Ku po shkojmë kështu! Jemi në rënie të lirë! Jemi në mëshirën e Zotit! Shqiptarët gjothmonë kanë qenë në mëshirën e Zotit, e njëkohësisht armiqtë e vetëvetes! Se kemi politikanë-qeveritarë, polici e prokurori, gjykata e ndoshta edhe avokatë që investohen në fshehjen e numrit të vrasjeve dhe përkujdesjen për kriminelët vrasës, por jo për parandalimin e vrasjeve.

Lexo më shumë  Mbylle TikTok-un sa të duash, por 14-vjeçarët do rriten sërish mes llumit

Policia tha se pronarët e dy hoteleve në Velipojë prej kohësh ishin në konflikt. Si nuk e paskan marrë vesh konfliktin policia, prokuroria, bashkia, qendra administrative aty, por u desht të zbulohet kjo pasi ndodhi vrasja?! Jo mor jo! Të gjithë e kanë ditur konfliktin, por kanë mbajtur anën e vrasësit, i kanë dhënë atij zemër, siguri dhe garanci për kryerjen e krimit. Njëlloj si në Pogradec!

Rrini njerëz e, ose flini me antiplumb, ose rrini me iluzionin se ju mbron qeveria, policia, prokuroria, gjykata, pra shteti i mafies!

Rruga Press

YouTube player