Sport

Shqipëria mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mësuar emrat e kundërshtarëve në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë do të jenë në Ligën B (Grupi B1) për këtë edicion, ku do të kenë kundërshtar seriozë.

Shqipëria përballë do të ketë përfaqësuese si, Çekia, Ukraina dhe Gjeorgjia.

Natyrisht se tanët kanë fokusin tek Euro 2024, më pas do të kalojnë në Ligën e Kombeve.

Gara e tretë më e rëndësishme e UEFA-s sjell një mundësi të artë për kombëtaret më të vogla që të kërkojnë kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Shqipëria tashmë e ka arritur këtë gjë përmes kualifikimeve për Euro 2024 dhe do të jetë këtë verë në Gjermani.

Natyrisht se kuqezinjtë do të synojnë kalimin në Ligën A.

YouTube player