Lajme

Shqipëria, e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore. Nevojë për të edukuar brezat

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” ishin të parët që nisën trajnimin për të vepruar në rast të një fatkeqësie natyrore. Në 12 bashki të vendit ka nisur edukimi i nxënësve për parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive natyrore.

Zjarret, përmbytjet, por mbi të gjitha tërmetet që kanë lënë jo pak pasoja në Shqipëri, ishin fokusi i Ditës Ndërkombëtare për Zvogëlimin e Riskut ndaj Fatkeqësive. Nxënësit janë të vetëdijshëm për të vepruar në këto raste, ku një rëndësi të madhe ruan edhe qetësia e momentit.

Parandalimi dhe përballimi i fatkeqësive natyrore duhet të kalojë në disa etapa, për të cilat janë përgjegjëse strukturat shtetërore. Limya Eltayeb, përfaqësuese e UNDP në Shqipëri, shprehet: “Janë disa objektiva kryesore në parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive natyrore: së pari, të ruajmë jetën e njerëzve, të ruajmë infrastrukturën, të mbrojmë bizneset dhe marketet ushqimore, të ruajmë komunitetet nga dëmtimi i banesës së tyre, forcimi i bashkëpunimit rajonal. Shembulli më i mirë ishte ai që ndodhi pas tërmeteve të vitit 2019 dhe e fundit ngritja dhe forcimi i sistemeve paralajmëruese të quajtura GIS, për rastet më të shpeshta si përmbytjet apo zjarret. Paralelisht me këto nevoja, burimet njerëzore nuk janë asnjëherë të mjaftueshme për të dhënë asistencën e tyre në çdo fatkeqësi natyrore”. 

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Fatkeqësia natyrore më e madhe e regjistruar në Shqipëri është tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Qindra banesa dhe pallate u shembën, ndërsa mijëra godina banimi e shërbimesh të tjera u dëmtuan rëndë. Përpara kemi dimrin, i cili sjell përmbytje kryesisht në veri dhe jugperëndim të vendit, si dhe lamë pas një verë të nxehtë me 556 vatra zjarresh në të gjithë vendin, të cilat shkrumbuan mijëra hektarë./a2/

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *