Shqipëria drejt ndryshimit të mënyrës së votimit: Në njërën prej bashkive do aplikohet votimi elektronik
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dhënë sot informacion enë lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve lokale në gjashtë bashkitë e vendit, Durrës, Shkodër, Lushnjë, Rrogozhinë, Dibër dhe Vorë.
Celibashi bëri me dije se janë 13 KZAZ dhe 940 qendra votimi, ku qytetarët ndo të hedhin votën e tyre më 6 mars.
Ai theksoi se po punohet për identifikimin elektronik, teksa shtoi se do të diskutohet me partitë politike për të aplikuar votimin elektronik në Vorë.
“Kemi bërë një vlerësim paraprak të kostove, por jemi akoma duke punuar, në fund të ditës së sotme do e përfundojmë. Janë rreth 180 milion lekë kosto e zgjedhjeve. Po punojmë që të aplikohet identifikimi elektronik i zgjedhësve.
Në konsultim me partitë do të vendosim në lidhje me aplikimin e votimit elektronik në Vorë. Qëllimi ynë është që ta aplikojmë sistemin e votimit elektronik edhe në zgjedhjet e bashkisë Vorë.
Por do ta konsultojmë me partitë politike, por nuk shoh ndonjë pengesë për ta bërë. Sot apo maksimumi nesër para dreke do të kalojmë aktet me përcaktimin e afateve për regjistrimin e subjekteve zgjedhore.
Në ligj janë dy afate të përcaktuara, 25 janari që lidhet me hartimin e listës së zgjedhësve nga Gjendja Civile dhe 27 janari që lidhet me miratimin dhe shpalljen e tyre nga ata që po kryejnë detyrën e kryetarëve të bashkive”, tha ai.
Rruga Press