Shqipëria do të duhej të tërhiqte ambasadorin e saj nga Beogradi
Nga Refik Hasani
Shqipëria do të duhej të tërhiqte ambasadorin e saj nga Beogradi, sepse Serbia gjithnjë po vazhdon të ushqejë e helmojë popullin e vet, vazhdon të synoj me plane pushtuese, kolonizuese edhe shtrirjen në territoret shqiptare, me një sërë platformash dhe memorandumesh, që kanë kryer ndër dekada Kisha Ortodokse dhe Akademia e Shkencave, e të cilat janë zbatuar nga krerët më të lartë të Ushtrisë, Policisë e Administratës, por edhe qarqe e subjekte politike deri edhe te Unversiteti i Beogradit, etj. Shqipëria ka arye të plotë, duke filluar nga program i hartuar kryekëput kundër ne shqiptarëve për zhdukjen, dëbimin, asimilimin, shkombëtarizimin, shfarosjen, shpërnguljen e shqiptarëve, të quajtur “Naçertanija” e Ilija Grashaninit. Ky ishte një projekt i detajuar, por është paraqitur në formë të një plani e platforme të sintetizuar, e si një dokument sekret në vitin 1844.
Shqipëria do të duhej të tërhiqte ambasadorin e saj nga Beogradi, pasi Serbia kreu dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, që ishte një njësi Administrative-Territoriale e Perandorisë Osmane me qendër në Nish, pasi Serbia dëboi 700 vendbanime shqiptare si në Qarkun e Toplicës, i cili përfshinte rrethin e Jabllanicës, Kosanicës, Prokuplës dhe qytetin e Prokuplës; Qarkun e Nishit që përfshinte rrethet e Vllasotincës, Leskocit, Nishit dhe qytetin e Nishit; Qarkun e Vranjës me rrethin e Masuricës, Polanicës, Pçinjit dhe qytetin e Vranjës dhe Qarkut të Pirotit (Nishavës). Banorë shqiptarë kishte edhe në vende tjera, sidomos në qytete si Qupri, Paraçin, Uzhicë, Krushec, Aleksinc, Karanovc (Kralevë), madje edhe në Beograd.
Shqipëria do të duhej të tërhiqte ambasadorin e saj nga Beogradi, sepse Serbia aneksoi Kosovën dhe viset e tjera Lindore të Shqipërisë me një politikë shkombëtarizuese, përmesë programeve kundër ne shqiptarëve për zhdukjen, dëbimin, asimilimin, shkombtarizimin, shafarosjen, shpërnguljen e shqiptarëve, të quajtur “Dëbimi i Shqiptarëve”, në vitin 1937, nga akademiku Vaso Çubriloviç. Shqipëria të protestojë duke tërhequr ambasadorin e saj nga Beogradi, sepse Serbia ende vazhdon të qëndrojë e të gjejë zbatim-programe, memorandum, si “Spastrimi i shqiptarëve”, nga Ivo Andriçi, të botuar më datën 30 janar të vitit 1939.
Shqipëria do të duhej të tërhiqte ambasadorin e saj nga Beogradi, pasi këtë veprim nuk e filloi asnjëherë, para e as pas Luftës së II-të Botërore kur shqiptarët u në ish-Jugosllavi, në hapsirat e kësaj ngrehine artificiale ku shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Malë të Zi, Serbi dhe gjithëandej, ishin të diskriminuar e shpërnguleshin për Turqi dhe ishte aksioni i kolonizimit famëkeqë të armëve, deri në vitin 1960-të. Shqiptarët ishin të privuar nga çdo e drejtë elementare, të drejtat e njeriut dhe ato kolektive.
Shqipëria do të duhej të tërhiqte ambasadorin e saj nga Beogradi, sepse Serbia e ngriti në nivelin më të lartë deri edhe te Presidenti i Unionit të Serbi-Mali i Zi, në vitet 1990-ta të akademikut Dobrica Çosiç. Gati gjithjë krijimtarinë e ka orientuar në libra e programe kundër ne shqiptarëve për zhdukjen, dëbimin, asimilimin, shkombtarizimin, shafarosjen, shpërnguljen e shqiptarëve dhe në bazë të saj të marrë epitetin si “Babai i Popullit Serb”.
Shqipëria do të duhej të tërhiqte ambasadorin e saj nga Beogradi, pasi këtë veprim nuk e filloi asnjëherë gjatë kohës dhe pas periudhës së shpërbërjes së Jugosllavisë dhe me këtë rast Serbia suprimoi Autonominë e Kosovës, largoi gjithë shqiptarët nga institucionet dhe vazhdoi të instalojë një aparat shtetëror të gjenocidit dhe apartedit ku përmes aksioneve policore-ushtarake synonte dëbimin dhe asmilimin e popullatës shqiptare. Serbia kishte platformë për shpopullimin e hapësirave ku jetonin shqiptarët, duke helmuar nxënësit dhe studentët, kur e gjitha bota demokratike u interesua, paraqiti dhe shtroi si në mekanizma të instancës së BE-së dhe të OKB-së. Por Shqipëria sikur heshti në njëfarë mënyre, dhe s’kemi më njohuri as edhe për së paku një notë proteste verbale nga Shqipëria drejt Serbisë, apo ndonjë rezolutë që do ishte miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë.
Shqipëria dhe Kosova kufizohen si dy shtete, dhe është i njëjti popull. Shqipëria ka mërrëdhënje të plota diplomatike me Serbinë, kurse Kosova përveç se ishte nën pushtimin e saj, ende është në një gjendje të luftës dhe këto dy shtete nuk njihen.
Shqipëria për hir të asaj se Serbia për më shumë se një shekull ka kryer gjenocid, spastrim etnik në hapësirat shqiptare, por edhe në Serbi ka një krahinë shqiptare që përfshin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, ku vazhdon diskriminimi e pastrimi etnik, ku është mbajtur dhe organizuar Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992, ku u shpreh vullneti plebishitar i kësaj krahine.
Shqipëria do të duhej të tërhiqte ambasadorin e saj nga Beogradi, sepse asnjëherë nuk i kanë kërkuar me ngulm, duke i parashtruar Serbisë pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshëvë, Medvegjë e Bujanoc, dhe Marrëveshjes së Konçulit, që Serbia të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë, të vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit, të ndalë dëbimin, diskriminimin të lejojë realizimin e Refrendumit.
Shqipëria do të duhej të tërhiqte ambasadorin e saj nga Beogradi, sepse asnjëherë nuk i kanë kërkuar dhe nuk e kanë paralajmëruar se Shqipëria, pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshëvë, Medvegjë e Bujanoc, në vazhdim dhe të Marrëveshjes së Konçulit, ku shqiptarët e kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Republikës së Serbisë, janë të diskriminuar, pasi po pasivizohen adresat dhe po ndodh një spastrim etnik, një dëbim dhe diskriminim, pasi kjo krahinë është rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën.
Shqipëria do të duhej të tërhiqte ambasadorin e saj nga Beogradi, sepse nuk i kanë kërkuar dhe parashtruar para palës serbe për dy dekada pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dhe Marrëveshjës së Konçulit, pasi shqiptarët e kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Republikës së Serbisë, iu mungon Universiteti në Gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligj i përdorimin të simbolit tonë kombëtarë shqiptar, flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe qendror.
Shqipëria do të duhej të tërhiqte ambasadorin e saj nga Beogradi, sepse mbi të gjitha, ende sot e kësaj dite Serbia nuk ka kërkuar asnjë falje, e cila do të duhej të zgjohej nga ajo që ka kryer në dëm të shqiptarëve dhe të paraqesë së paku një PENDIM, sikur Gjermania që u përkul para gjenociodit të hebrenjëve, të cilin e kreu Adolf Hilteri, gjatë Luftës së II Botërore.
Shqipëria do të duhej të tërhiqte ambasadorin e saj nga Beogradi!, edhe pse me vonesë të pajustifikueshme, pasi janë një milionë e një arsye nga e kaluara dhe mbi të gjitha, për hirëtë së ardhmes.
Lufta shqiptaro-serbe, herë e shpallur e herë e pa shpallur, ende nuk ka përfunduar. Vetëm kur fillimisht Shqipëria të tërheqë ambasadorin nga Beogradi, fillon menjëherë përpilimi dhe dorëzimi i padisë në gjykatën ndërkombëtare, që do përgatitet duke kalkuluar dëmet e shprehura në valutën € apo $, në miliarda, bilionë e trilonë të shkaktuara për më shumë se një shekull. Atëherë Serbia do të fillojë ndoshta të ndërrojë qasjen ndaj ne shqiptarëve.
©Rruga Press