Shqipëria blen më pak naftë e gaz në Rusi, por më shumë hekur e vaj
Shqipëria ka marrë nga Rusia vaj, çelik, naftë e materiale ndërtimi 3 muajt e parë të vitit. Vlera e tyre rezulton më e lartë se 3-mujori i parë 2021, por jo sasia.
Në janar-mars, vlera e mallrave që solli Rusia ishte 3.3 mld lekë, për mallra me peshë të përgjithshme 44 mijë tonë. (grafik)
Importet nga Rusia zënë 2 deri në 3% të totalit, ndërsa vlera e lartë e blerjes këtë fillim vit, dëshmon rritjen e çmimeve.
INSTAT nxjerr se Shqipëria mori 2800 tonë naftë dhe gaz këtë vit, ose 87 % më pak se vitin e kaluar.
Nga ana tjetër, nevoja për çelik dhe vaj u rrit ndjeshëm me 11 mijë tonë hekur dhe 2400 tonë vaj luledielli.
Shqipëria ka blerë këtë vit 207 mld lekë mallra nga jashtë, por tregtia me Rusinë do të jetë e kufizuar në vazhdim, pasi Shqipëria është bërë palë me perëndimin për të sanksionuar vendin, pas dënimit të sulmin ushtarak ndaj Ukrainës që nisi në 24 shkurt.
Rruga Press