Lajme

Shqipëri – Zonat ku bora shkon mbi 30 cm

Shqipëria vijon të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshje shiu e bore të dendur. Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C. Kjo ka sjellë një situatë të përkeqësuar në qarkun e Kukësit ku në disa zona dëbora ka shkuar në 30 cm.

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 datë 06.03.2022 është si më poshtë;

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Situata e motit është shoqëruar me reshje bore në gjithë territorin e Qarkut Kukës.

Lartësia borës së re në Shishtavec 30 cm, në Valbonë 30 cm dhe në Qafë Prushi Has 25 cm.

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë Qarkun, përveç Nj.Ad Malzi bashkia Kukës, fshati Geghysen Nj.Ad Fierz e Nj.Ad Margegaj bashkia Tropojë.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *