Lajme

Shqipëri/Ulje temperaturash dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme do të ketë ulje temperaturash dhe vranësira.

Masat ajrore me origjinë verilindore do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë, sipas MeteoAlb moti do të paraqitet i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare por do të kemi rënie të temperaturave të ajrit.

Këto kushte atmosferike do të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Lexo më shumë  Hiqet nafta falas për 50 mijë fermerë në Shqipëri, akuza: “Po e marrin patronazhistët”

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 4°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *