Lajme

Shqipëri – Ulen aksidentet në janar, por sjellja e shoferëve mbetet problemi kryesor

Aksidentet janë ulur me 14.4 për qind në janar të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në Shqipëri.

Instituti i Statistikave raporton se në muajin e kaluar u numëruan në total 107 aksidente rrugore nga 125 aksidente që ndodhën në janar 2021.

“Në muajin Janar 2022, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 147 persona nga 165 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Në muajin Janar 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 16 persona, nga 22 persona të vdekur në Janar 2021”, thuhet në raportin e INSTAT.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Shkak për aksidentet ashtu sikurse është tendenca historike është bërë sjellja e shoferëve në timon.

Kështu sipas shifrave në muajin Janar 2022, aksidentet rrugore, në 81,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Por cilët janë në fakt grupmoshat më të “rrezikshme” në drejtimin e mjetit?

INSTAT vlerëson se numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 29,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Pavarësisht kësaj situate shifrat tregojnë për një ulje të aksidenteve nga kjo grupmoshë në raport me një vit më parë.

“Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 11,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, nënvizon INSTAT.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *