KryesoreLajme

Shqipëri: Turistë të droguar, shtohet numri i të huajve që trajtohen nga varësia e heroinës

Po vijnë turistë, por edhe të varur nga drogat. Përherë dhe më shumë, kryesisht përdorues të heroinës e kokainës, po u drejtohen qendrave të trajtimit të varësisë në vend.

“Nga Italia për shembull ka shumë pushues që vijnë si turistë e njëherazi marrin trajtim në qendrat tona”, thotë për A2 CNN Oltion Korreshi, punonjës social në “Aksion Plus”.

Në një kohë që shifrat e turistëve rriten, pritshmëritë janë për shtim të mëtejshëm të numrit të të varurve që kërkojnë ndihmë.

Lexo më shumë  Shqipëria në 2024 shiti më pak prodhime shqiptare në tregjet ndërkombëtare ndërsa nga ana tjetër bleu më shumë mallra të huaja. Bizneset në prag falimentimi

“Periudha e verës normalisht e shton fluksin e këtyre personave dhe duhet të themi q1% numri po vjen në rritje nga viti në vit. Nëse para 3-4 vitesh kishim 30-40, numri është shumëfish më i lartë tani”, thotë Korreshi.

Ka edhe nga ata të huaj turistë, që tashmë kanë marrë statusin e rezidentit në Shqipëri në përpjekje për të luftuar varësinë nga droga.

“Një pjesë e konsiderueshme janë rikthime dhe vijë me dokumentacion nga jashtë. janë kryesisht përdorues heroine, por kemi edhe raste të varësisë nga kokaina”, thotë Korreshi.

Lexo më shumë  298 bagëti me brucelozë në Shqipëri. Mbahen “sekret” emrat e fabrikave të sallamit ku shkoi mishi. Zv. Ministri akuzon median

Të dhënat nga qendrat e trajtimit të varësisë nga drogat tregojnë se pjesa më e madhe e të huajve që kërkojnë ndihmë janë të grup-moshës nga 21 e deri në 29 vjeç.

Ndërkohë nuk mungojnë as të huajt e ardhur si turistë që shpërndajnë kokainë si në rastin e Kala Festival në Dhërmi në fillim të korrikut.

Rruga Press

YouTube player