Lajme

Shqipëri: Refugjatet afgane nisin studimet në Universitetin e Tiranës

Refugjatet afgane të cilat janë vendosur në Shqipëri kanë nisur studimet në Universitetin e Tiranës.

Këtë e ka bërë të ditur Matilda Zizolli që është drejtoreshë e Qendrës Sociale Multidisiplinare në bashkinë e Tiranës.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se një gjë e tillë ndodhi pikërisht në Ditën e të Drejtave të Njeriut dhe në përfundimin e fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”.

Lexo më shumë  Në prag të ndeshjes, Glauk Konjufca iu shkon në vizitë “Dardanëve”

“Studentët refugjatë afganë që braktisën shkollën në Kabul për shkak se talebanët morën pushtetin në Afganistan nisën sot studimet në Universitetin e Bujqësisë në Tiranë. Kështu përfundoi edhe fushata 16 ditore e aktivizmit të dhunës me bazë gjinore. #Dhunë me bazë gjinore #Dita e të Drejtave të Njeriut”, ka shkruar ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *